Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim”

GllogocPostuar: 11:36 / 24.10.2023

Në ceremoninë e hapjes së projektit morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e SHBA-vë në Kosovë, përfaqësues të Kuses, Nënkryetari i Drenasit Arben Shala dhe Ferizajt, Lulzim Aliu, përfaqësues të stacioneve policore të dy komunave, të rinj dhe organizata rinore.

Në ceremoninë e hapjes, dy anëtarët alumni, Laureta Thaqi dhe Xhemile Murati Shabani theksuan se përvoja e fituar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë në projekt që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse përmes pjesëmarrjes, përfaqësimit dhe qytetarisë aktive në dy komunat.

Nënkryetarët e dy komunave shprehen gatishmërinë e plotë të qeverisjes lokale për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Në fund të takimit, para të rinjve, Shaban Shabani prezantoi projektin dhe aktivitetet e parapara.