Mbahet dëgjim me publikun për Parkun Industrial II në Drenas, pritet krijimi i rreth 800 vendeve të reja të punës

GllogocPostuar: 19:37 / 20.11.2023

Pjesëmarrës në këtë takim ishin sipërmarrës nga Komuna e Drenasit të cilët u informuan me detajet e projektit madhor e cila do jetë shërbim të bizneseve të cilat do të kenë lehtësira të jashtëzakonshme në zhvillimin e tyre.

Përfaqësues nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia KIESA ishin Nol Buzhala dhe Armend Vehapi, të cilët informuan të pranishmit për projektin e Parkut Industrial II.

Në kuadër të Komunës së Drenasit, të pranishëm ishin drejtoresha e Drejtorisë për zhvillim Ekonomik, Agnesa Kastrati-Bucolli dhe Petrit Gashi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, të cilët udhëhoqën me këtë takim.

Parku Industrial II në Drenas ndodhet përballë Parkut ekzistues të Biznesit. Lokacioni ka një sipërfaqe prej 366,452.45 m2 (36.44 hektarë), me një perimetër prej 3.707.85 m.

Në bazë të analizave fillestare mund të konstatohet se në Parkun Industrial II mund të vendosen rreth 40 biznese në variantin e parë, apo deri në 78 biznese në variantin e dytë të cilat do gjenerojnë rreth 800 vende të reja të punës.