Mbahet dëgjimi i fundit buxhetor për vitin 2024 dhe projeksionet për vitin 2025 dhe 2026 në Drenas
GllogocPostuar: 15:39 / 15.09.2023
Hapjen e këtij dëgjimi e bëri Udhëheqësi i Zyrës për Informim, Bekim Dobra, ku tha se Ekzekutivi ka përfunduar ciklin e dëgjimeve në bashkësi lokale dhe fshatra, ku kanë marrë kërkesat e banorëve për investime kapitale, kurse sot edhe Kuvendit po i jepet mundësia që të kontribuojë në hartimin e buxhetit.
Tutje në hapje të diskutimit, fjalën e mori edhe kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari, i cili tha se, me mbajtjen e këtij dëgjimi, Kuvendi Komunal po përmbush obligimin ligjor, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve për të dhënë kontributin, qoftë me kërkesa apo sugjerime, në mënyrë që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë gjithëpërfshirës.
Pjesëmarrësit e këtij dëgjimi parashtruan disa kërkesa për investime në zonat e tyre të banimit.