Mbahet konsultimi publik për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba në Komunën e Drenasit
Hapjen e konsultimit publik të këtij dokumenti, para të pranishmeve e ka bërë kryetarja e komisionit, Violeta Baleci e cila tha se Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba është ndarë me të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, pasi që është publikuar në ueb faqen e komunës, në platformën e konsultimeve publike dhe në rrjetin social Facebook, ku edhe janë dhënë adresat se ku qytetarët mund të japin komentet, sugjerimet ose propozimet e tyre. Baleci ka treguar edhe synimet, objektivat dhe aktivitetet e komunës për miratimin e kësaj rregullore.
Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba është hartuar nga Grupi punues i formuar me vendim të Kuvendit të Komunës dhe pjesë e grupit kanë qenë anëtarë të Kuvendit, të ekzekutivit dhe shoqëria civile.
Në këtë konsultim publik, kanë marr pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, anëtarët e grupit punues të kësaj rregullore dhe qytetarë ku edhe kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre.
Pas këtij konsultimi me qytetarë, në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, do të dërgohet për miratim Rregullorja për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa.