Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i dt.29.06.2023.
2. Informim i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal Për Siguri në Bashkësi.
3. Propozim vendim për miratimin e Kërkesës, Nr. 06-070/01-19409,dt:25.04.2023,për ndihmë financiare për mjekim të sëmundjes me diagnozë: Aneurisma A-basilaris, SAH dhe HIC, në shumën totale prej 3,000.00 euro.
4. Propozim vendim për miratimin e kërkesës , Nr. 01-070/34686 dt. 18.07.2023 për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes me diagnozë Ewing Sarcoma reglumbalis, në shumën totale prej 2.790 euro .
5. Raporti i Auditimit për pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Gllogovcit për vitin 2022.
6. Raporti Financiar Janar-Qershor 2023.
7. Raporti i kompanisë KMR ”Pastrimi”
8. Propozim vendim për ndryshim-plotësimin e rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.
9. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ “Klubi i Hendbollit Drenica”
10. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ “FC Liqeni”
11. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ “Klubi i Boksit Drenasi”
12. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ “Klubi i Futbollit Feronikeli –Femrat”
13. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ ”KV Feronikeli Meshkuj”
14. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ” KV Feronikeli Femrat”
15. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ ” SHKA Shotë Galica”
16. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ,” SHKA SHQIPET E DRENICES”
17. Propozim Vendim për financim për projektin e Lulzim Nika, për projektin Botimi i Librit “Kosova në Dokumentet e Qeverisë Amerikane 1945-99” gjatë vitit 2023.
18. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ ” Fc Feronikeli 74”.
19. Propozim Vendim për financimin për projektin e OJQ "Kv Gryka".
20. Propozim vendim për krijimin e komisionit i cili do të ndihmojë dhe rekomandojë Kryetarit të Komunës në lidhje vlerësimin e kërkesave të pranuara për dhënie të pronave me negocim.
21. Propozim vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake.
22. Propozim Për caktimin e lokacionit për realizimin e Projektit për ndërtimin e objekteve kolektive për banim social.
23. Plani i veprimit të rekomandimit të auditorit.
24. Të ndryshme.
Pikat 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18 dhe 19, e këtij rendi dite, u pushuan për mbledhjen e ardhshme.
Ndërkaq, pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 20, 21, 22, 23 dhe 24, u miratuan me shumicë votash.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si në vijim:
Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/7fUEvymCO5I
Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=7fUEvymCO5I
Facebook: https://fb.watch/m2aBRa_lmi/