Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i dt.27.07.2023.
2. Propozim Vendim për faljen e tatimit në pronë për vitin tatimor 2023.
3. Propozim Vendim për caktimin e normave tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2024.
4. Raporti i punës Janar-Qershor 2023, i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale.
5. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Klubi i Hendbollit Drenica”
6. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “FC Liqeni”
7. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “Klubi i Boksit Drenasi”
8. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Klubi i Futbollit” Feronikeli “ Femra.
9. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KV “Feronikeli“ Meshkuj.
10. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, SHKA “Shotë Galica”
11. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KV “Feronikeli Femrat”
12. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ”SHKA SHQIPET E DRENICES”
13. Propozim Vendim për financimin e Projektit nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për projektin e Lulzim Nika, për projektin Botimi i Librit “Kosova në dokumentet e qeverise Amerikane 1945-99” gjatë vitit 2023.
14. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ” Fc Feronikeli 74”.
15. Propozim Vendim për financimin e Projektit OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ”KV Gryka”.
16. Raport i takimit të komisionit i cili do të ndihmojë dhe rekomandojë Kryetarit të Komunës në lidhje vlerësimin e kërkesave të pranuara për dhënie të pronave me negocim .
17. Propozim vendim për miratimin e Kërkesës, nr 06-070/01-39017, dt 09.08.2023, për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes kancer, Adenocarcinoma ductalis pancreatis, në shumën totale prej 1,600.00 euro.
18. Propozim vendim për miratimin e Kërkesës, nr 06-070/01-41320, dt 21.08.2023, për ndihme financiare për mjekim urgjent të sëmundjes kancer, Adem. Carcinom, dhe sëmundjes Arrest Kardio respirator, në shumën totale prej 1,600.00 euro.
19. Propozim vendim për miratimin e Kërkesës, nr 01-070/01-0041969/23, dt 23.8.2023, për ndihmë financiare për mjekim urgjent të sëmundjes kancer ovarian në shumën totale prej 1,600.00 euro.
20. Informimi i Kuvendit me Qarkoren Buxhetore 2024/02 dhe kufijtë buxhetor për kategorinë ekonomike të shpenzimeve
21. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës, janë miratuar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si në vijim:
Në ueb faqen e Komunës nuk është publikuar live mbledhja, për shkak të mos funksionimit të ueb faqeve.
Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=sCDyxI9yt3A
Facebook:
https://www.facebook.com/komunadrenas/videos/254346820840176