Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Si propozim për futjen në rend dite, pika e cila ishte pushuar nga mbledhja paraprake: Propozim Vendim për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite), e propozuar nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nuk u miratua me shumicë votash, për futjen në këtë rend dite.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Kosovare Halilaj Karaxha, emërohet anëtare e Kuvendit Komunal në Drenas, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës” duke zëvendësuar Albulena Saliuku e cila lirohet prej detyrës se anëtares së Kuvendit Komunal.
2. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 29.01.2024.
3. Propozim Vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr. 02-353/01-5031 dt. 29.01.2024 për caktimin e lokacionit për realizmin e projektit për ndërtimin e objekteve të çerdheve në Tërstenik dhe Nekoc.
4. Propozim Vendim për subvencionimin e nënave lehona.
5. Propozim Vendim për përcaktimin e kompensimit te anëtarëve te komisionit komunal aksionar për ndërmarrjen publike lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A.
6. Të ndryshme.
Të gjitha pikat u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si në vijim:
Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/Qw95xoGB-vE
Youtube: https://www.youtube.com/live/Qw95xoGB-vE?si=Llul3616cmG8UuPX
Facebook: https://www.facebook.com/share/v/qJUCg86scdYv1VvZ/?mibextid=QwDbR1