Miratohet Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit të Drenasit
GllogocPostuar: 17:46 / 29.06.2023
Komuna e Drenasit, me miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit, gjatë qeverisjes së Kryetarit Ramiz Lladrovci, kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, me Hartën Zonale të Komunës dhe Planin Zhvillimor Komunal tashmë në fuqi.
Me këtë miratim, po fillon faza e re e zhvillimit për qytetin, për të gjitha ndërtimet e ulëta, të mesme dhe të larta në Drenas.