Në Drenas hapet fushata vetëdijesuese në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
GllogocPostuar: 11:26 / 19.10.2023
Më rastin e shënimit të kësaj fushate, Koordinatorja e NjKDNj-së ZBGj, Zahrie Podrimaqku-Subashi, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Qendrën për Punë Sociale, kanë filluar ndarjen e posterëve dhe fletëpalosje në institucione arsimore. Në kuadër të aktiviteteve të kësaj fushate, do të organizohen edhe ligjërata në shkolla të Komunës së Drenasit, me nxënës.
Fushata vetëdijesuese ka filluar me datën 18 Tetor dhe do të zgjasë deri me datën 17 Nëntor me aktivitete të shumta në institucione të Komunës së Drenasit për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.