Në përfundim e sipër projekti i rrethojave në varrezat e Komoranit

GllogocPostuar: 00:20 / 15.07.2023

Projekti i rrethojave të varrezave në vendin e quajtur "Qukat e Komoranit" ka marrë formën e vet.

Aty po vendosen rrethojëmbajtësit gjatë gjithë hapësirës së parë të destinuar për varrezat e Komoranit.

Këtë vit do të përfundojë pjesa e parë ku do të përmbyllet në tërësi rrethimi i hapësirës aktuale për varrezat e Komoranit.

Pas kësaj është paraparë zgjerimi i tyre deri tek rruga Komoran - Sankoc, për shkak të nevojave të qytetarëve të këtij vendbanimi. – thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.