Nënshkruhen kontratat me 160 studentë përfitues të bursave nga Komuna e Drenasit
Më rastin e nënshkrimit të kontratave, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe ka bërë nënshkrimin e kontratave për 160 bursa të nivelit të studimeve bachelor.
Kryetari Lladrovci, gjatë procesit të nënshkrimit të kontratave, para studentëve tha se ndjehet krenar me numrin e madh të të rinjve të cilët kanë interesimin për të studiuar. “Arritja e të rinjve në fushën profesionale në studime, është arritje edhe e familjes dhe komunës së Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Lladrovci ka përgëzuar përfituesit e bursave, që keni plotësuar kriteret sipas konkursit të Drejtorisë Komunale të Arsimit. Kryetari Lladrovci ka shtuar se Komuna e Drenasit vazhdimisht ka qenë e angazhuar ne përkrahjen e studentëve në fushën e dijes, duke rritur secilën herë numrin e përfituesve sipas mundësive buxhetore dhe do të vazhdojmë këtë traditë për t’i lehtësuar sadopak barrën e studentëve dhe familjes për të studiuar.