Nënshkruhen marrëveshjet me përfituesit e fazës së parë të subvencioneve në Komunën e Drenasit

GllogocPostuar: 11:50 / 26.10.2023

Drejtoresha Kastrati- Bucolli i uroi gjithë përfituesit e subvencioneve duke i siguruar gjithë të rinjtë nga Komuna e Drenasit se në kuadër të drejtorisë që ajo udhëheqë, do vazhdojë mbështetja për ta edhe në vitet në vazhdim. Njëkohësisht Kastrati- Bucolli u zotua se do angazhohet intensivisht që buxheti për mbështetje të bizneseve të reja dhe Start Up-ve të rritet edhe më shumë.

Njëherit u bëri thirrje bizneseve të vijnë të aplikojnë për subvencionim për vitet në vazhdim, kur dihet që është dashur të rishpallej thirrja për subvencionim.

Vlen të theksohet që qëndron e hapur “Thirrja për propozime për grante të mëdha për OJQ/Organizata me Bazë në Komunitet (mosha 15-24 vjeç), mbështetje kjo që fillon nga  4,500 – 14,500 €, andaj inkurajojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat nga Komuna e Drenasit, të aplikojnë në këtë thirrje për të përfituar mjete të nevojshme si mbështetje për fushëveprimtarinë e tyre.

Linkun për aplikim e gjeni tek faqja zyrtare e komunës së Drenasit :
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/?page=2