Nis punën shërbimi stomatologjik në QMF-në e fshatit Tërstenik

GllogocPostuar: 15:36 / 03.10.2023

Nisjen e shërbimit e ka njoftuar Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasi, Lumnije Krapi, e cila ishte për vizitë në këtë qendër.

Shërbimi stomatologjik në këtë qendër do të ofrohet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 15:00.

Tutje, Drejtoresha e këtij dikasteri theksoj se janë duke vazhduar me procedurat e hapjes së shërbimit stomatologjik edhe në dy QMF-të tjera, atë në Komoran dhe Arllat.