Njoftim nga Komuna e Drenasit për trajnim për “Startup” - “Avancimi i njohurive financiare”

GllogocPostuar: 22:08 / 07.11.2023

Trajnimi është komponentë e skemës garantuese të FKGK-së “Dritarja për StartUp “ dhe ka për qëllim avancimin e njohurive financiare të cilat pritet t’i mbështesin bizneset e reja, që të  zgjerojnë njohuritë  për financat e biznesit të tyre.

Ky trajnim ofrohet për pronarë/bashkëpronarë të një ndërmarrjeje të regjistruar në ARBK dhe me  eksperience më pak se 12 muaj,  është një ditor dhe pa pagesë.

Fillon në muajin nëntor 2023 dhe planifikohet të mbahet në të gjitha qytetet e Kosovës deri në fund të vitit 2023.

Pas përfundimit të trajnimit,  organizohen konsulenca grupore dhe pjesëmarrësit do të pajisen me mjetin “Business Help” që do t’i ndihmojë në mirëmbajtjen e të dhënave të biznesit të tyre.

Për tu bërë pjese e këtij trajnimi ju lutem aplikoni duke plotësuar të dhënat më poshtë!

https://fondikgk.org/trajnime/

Nëse keni problem gjatë aplikimit ju mund të na kontaktoni në:
Numrin e telefonit:  +38348 765 222 ose +38348160195
Emailin: trajnime@fondikgk.org

Afati i fundit për aplikim është 10 nëntor 2023.