Njoftim për debat publik nga Komuna e Drenasit
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 20.12.2023 në ora 10:00 në Shkollën fillore “Luigj Gurakuqi“ ne fshatin Flamuras (Sankoc), Komuna Gllogoc (Drenas), do të organizohet Debat Publik nga Kompania “Rec Kos” Sh.p.k, K. Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën për Qendrën grumbulluese dhe çmontuese e automjeteve mbeturinë, mbeturinave metalike, grumbullim të vajrave të përdorura si mbeturinat nga pajisjet elektrike, në Z.K. Sankoc, K. Gllogoc.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/3551128793...
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Rec Kos” Sh.p.k, K. Fushë Kosovë, për Qendrën grumbulluese dhe çmontuese e automjeteve mbeturinë, mbeturinave metalike, grumbullim të vajrave të përdorura si mbeturinat nga pajisjet elektrike, në Z.K. Sankoc, K. Gllogoc.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj ndihmon në implementimin e projektit.