Njoftim për fermerët e Komunës së Drenasit
GllogocPostuar: 14:30 / 14.08.2023
Njoftimi i plotë nga Komuna e Drenasit:
Fermerët të cilët kanë aplikuar për subvencione (pagesa direkte 2023) nga data 15.08.2023 deri më 15.09.2023 hapet aplikimi për pranimin e dëshmive për shpenzimet e kryera (faturave të plehut artificial dhe pranimi i dëshmisë për sasinë e grurit të dorëzuar).
Të gjitha dëshmitë duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Drenasit.
Faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural - Komuna Drenas.