Njoftim për largimin e automjeteve tek pjesa e parkingut të qendra tregtare në Drenas

GllogocPostuar: 14:24 / 18.10.2023

Njoftimi i plotë nga kjo komunë:

Pas adresimit të kërkesës nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, se në pjesën e parkingut tek qendra tregtare, do të bëhen investime në rregullimin e parkingut, DIL-ja kërkon nga të gjithë shfrytëzuesit e këtij parkingu që t`i lirojnë parkingjet dhe të shfrytëzojnë parkingun në rrugën ”Ilaz Kodra”, për periudhën përafërsisht dy (2) muaj.

Puna në rregullimin e parkingut ka filluar me date 17.10.2023.

Faleminderit për mirëkuptimin!