Nxënësit nga Drenasi vlerësohen në Olimpiadën e IV të Matematikës Kosovë-Shqipëri (KAMO 2023)

GllogocPostuar: 15:18 / 21.07.2023

Medalje bronzi ka fituar nxënësja Verena Gashi, kurse mirënjohje nderi kanë fituar nxënësit Reis Miftari dhe Lorit Halilaj.

Kjo Olimpiadë është mbajtur në qytetin e Tiranës, ku nxënësit nga Drenasi kishin një paraqitje të shkëlqyer në mesin e shumë nxënësve nga gjitha shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Një falënderim i veçantë për mësimdhënësit e matematikës, koordinatorin e Shoqatës së Matematikanëve në Drenas, Driton Bilalli për angazhimin e vazhdueshëm me nxënës. – thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.