Po punohet në rrugën Llapushnik – Berishë
Përveç lehtësimit të trafikut dhe transportit, rruga e asfaltuar do e kthen zonën e Llapushnikut dhe Berishës në një atraksion. Kjo është shumë e rëndësishme për këtë rajon, pasi kthimi në atraksion do të sjellë më shumë turistë dhe vizitorë.
Kjo rrugë jo vetëm që do të promovojë bukurinë natyrore të kësaj zone, por gjithashtu do të ndihmojë në rifreskimin në memorien e gjithsecilit për betejat e lavdishme të djemve më të mirë që kishte Kosova e që nuk u zmbrapsën asnjëherë në kërkesën më njerëzore për liri dhe pavarësi që u zhvilluan në këtë zonë.
Rruga Llapushnik - Berishë, si atraksion dhe shenjë e kthimit në vendin që bëri histori, do të nxisë interesin e njerëzve për të vizituar dhe eksploruar këtë zonë unike. Në këtë mënyrë, ajo kontribuon në zhvillimin e turizmit lokal dhe njohjen më të mirë të historisë sonë të lavdishme nga gjeneratat e reja.