Po shënohet Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në Drenas
Edhe komuna e Drenasit, në krye me nënkryetarin, Arben Shala, drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Koordinatoren e njësisë për drejtat e njeriut dhe për barazi gjinore, asambleiste dhe aktiviste të shumta po ashtu, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Qendrën për Punë Sociale si dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, për të hapur kështu muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Gjate këtij muaji priten aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Simbolikë e këtij muaji të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit është edhe fjongoja rozë. Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit dhe që nga atëherë, fjongoja rozë u bë edhe simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe i mbështetjes së personave që vuajnë nga kjo sëmundje.