Prezantohet Draft-Strategjia e Zhvillimit të Arsimit në Komunën e Drenasit
Prezantimin e Strategjisë e bëri profesori i nderuar Halim Hyseni.
Në këtë prezantim mori pjesë edhe kryetari Lladrovci bashkë me drejtorin e Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, profesor Halim Hyseni dhe Nehat Mustafa - drejtor ekzekutiv në “QAPA”.
Me këtë rast kryetari Lladrovci falënderoi drejtorët e shkollave, drejtorin e Arsimit, përfaqësuesit e “QAPA” për angazhimin e vazhdueshëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Komunën e Drenasit.
Njëherit kryetari Lladrovci inkurajojë drejtuesit e institucioneve arsimore që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që shkollat e komunës sonë të jenë shkolla model në nivel vendi.
Kujtojmë se “Strategjia 5 vjeçare e Zhvillimit të Arsimit” në Komunën e Drenasit është pjesë e projektit “Avancimi i Përshpejtuar i Arsimit në Komunën e Drenasit”, i implementuar nga ekspertët e arsimit (QAPA) të financuar nga Komuna e Drenasit.