Rezervuari i ujit të pijes në Drenas drejt finalizimit

GllogocPostuar: 17:22 / 01.09.2023

Rezervuari i ujit të pijes drejt finalizimit. Pas përfundimit të punimeve teknike, në prani të zyrtarëve komunal, zyrtarëve nga ujësjellësi dhe punëkryesit, sot u zhvillua procesi i  pranimit teknik, testimit të pompave, testimit të sondave dhe mbushjes së rezervarit me ujë në Kamenicë.

Rezervuari ka kapacitet prej 1 milion litrash ujë dhe brenda një kohe të shkurtër bashkë me kapacitete të tjera, do t’i dorëzohet në menaxhim Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit ”Prishtina” në mënyrë që të fillojë furnizimi me ujë të pijshëm për fshatrat përreth.