Shënohet Dita Botërore e Zemrës në Drenas
Një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, pati një aktivitet në qendër të qytetit, përkatësisht në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.
Gjatë këtij aktiviteti, prezente ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, ku me këtë rast, qytetarëve u shpërndanë fletushka por edhe ju dhanë rekomandime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, e këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik në tërësi.
Kujtojmë se, Dita Botërore e Zemrës mbahet çdo vit më 29 shtator në nivel global me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.