Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Drenasit

GllogocPostuar: 17:07 / 01.12.2023

Për të shënuar këtë ditë, Handikos dhe DSHMS, kanë organizuar edhe tryezë të rrumbullakët, ku kanë marr pjesë, drejtori i Handikos, Behxhet Binaku, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi-Gjoshi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Enkela Dema, përfaqësues të subjekteve politike, anëtar të Kuvendit, përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile dhe persona me aftësi të kufizuara. Në këtë tryezë është prezantuar edhe një video dokumentar si dhe janë diskutuar çështje të ndryshme lidhur me përkrahjen e kësaj kategorie.

Komuna e Drenasit, vazhdimisht ka përkrahur me mjete financiare Handikos-in në Drenas për zhvillimin e aktiviteteve për personat me aftësi të kufizuara si dhe do të vazhdoj të përkrah këtë organizatë edhe ne të ardhmen.