SHFMU “Halil Bajraktari” në Drenas përfiton 448 tituj nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

GllogocPostuar: 00:09 / 07.07.2023

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, i cili u prit nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, së bashku me kolektivin e shkollës.

Drejtori Gjoka falënderoi drejtorin Gajraku për këtë donacion me vlerë, duke theksuar se sado që jetojmë në epokën e digjitalizimit vlera e librit nuk mund të zëvendësohet asnjëherë.