Pas regjistrimit në ARBK, Stacioni i Autobusëve në Drenas pritet të funksionalizohet në Ndërmarrje Publike Lokale
GllogocPostuar: 17:37 / 26.10.2023
Në takim u diskutua për regjistrimin si dhe për procedurat e mëtejme për funksionalizimin e plotë të Ndërmarrjes. Së shpejti, pritet të hapet llogaria bankare, rregullimi i vulave, fushëveprimtaria e ndërmarrjes, aktivitetet dhe përgjegjësitë e ndërmarrjes, etj.
Në takim u bisedua për kapitalin themeltar të ndërmarrjes i përcaktuar sipas statutit, zhvillimi i ndërmarrjes në njësi të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve me ç’rast, kryetari Lladrovci premtoi përkrahje të plotë.