Tashmë edhe QMF në Komoran fillon me vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël

GllogocPostuar: 22:32 / 24.08.2023

Fillimisht, ky programi ka filluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, e tash e tutje, do të ketë ekipet edhe në Komoran të cilat do bëjnë vizita tek nënat me fëmijë prej 0 deri në 3 vjeç, me fokus, gratë dhe fëmijët në zona rurale.

Ky  program në sistemin parësor parandalon problemet eventuale shëndetësore si, probleme me dëgjimin, alergjitë e ndryshme e deri tek mënyra e të ushqyerit, e duke mos anashkaluar edhe edukimin e nënave të reja në qasjen e kujdesit të tyre ndaj fëmijëve të porsalindur.