Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç në Komunën e Drenasit
Andaj, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Drenasit, po vazhdon me dinamizëm të shtuar në implementimin e programit-Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç .Vetëm brenda javës janë kryer 77 vizita dhe 142 shërbime.
Programi i vizitave në shtëpi ofron shërbime kryesisht të bazuara në shtëpi për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe ndërtimin e besimit midis infermierëve, punonjësve social dhe komunitetit për një sistem më të mirë të mjekësisë familjare.
Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet të identifikojnë problemet e të porsalindurve, duke përfshirë shenjat e sëmundjes ose paaftësisë, dhe të mbështesin ushqyerjen me gji dhe vaksinimet.
Programi ka për synim të përmirësojë aksesin në shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor me fokus, gratë dhe fëmijët në zona rurale.