Vazhdon implementimi i Projektit “Rrethimi dhe rregullimi i varrezave” në Komoran, Tërstenik dhe Polluzhë

GllogocPostuar: 13:17 / 07.07.2023

Ky projekt realizohet në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe ka për qëllim ruajtjen e varrezave nga dëmtimet e eventuale që mund të vijnë nga faktorë të ndryshëm si dhe rregullimin e tyre.

Projekte të tilla janë të evidentuara nga dëgjimet buxhetore të cilat nga qytetarët e vendbanimeve përkatëse janë futur në listën e projekteve me prioritet.

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore që do mbahen gjatë muajve në vazhdim që të paraqesin projektet më prioritare për ta, në mënyrë që më pastaj ato të përfshihen në projeksionet buxhetore të Komunës së Drenasit.