Zyrtarizohet Këshilli i Pacientëve në Komunën e Drenasit

GllogocPostuar: 15:38 / 19.12.2023

Drejtoresha e këtij dikasteri, znj. Krapi falënderoj Komisionin për përzgjedhjen e Këshillit të Pacientëve për punën e suksesshme të kryer me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë të gjitha fazave procedurale të përzgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë, Kryesisë dhe Kryetarit të Këshillit të Pacienteve, njëherësh, kryetares dhe anëtarëve të kryesisë ju urojë punë të mbarë dhe të suksesshme si dhe ju ofrojë bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe QKMF-së po ashtu.

Këshilli i Pacientëve u themelua falë bashkëpunimit të mirë në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunë së Drenasit dhe organizatave partnere si AQH dhe PRAK.  

Kryesia e Këshillit të Pacientëve të Komunës së Drenasit ka këtë përbërje:

Kadire Tahiraj - Kryetare;
Besiana Berisha - Sekretare;
Sabrije Kukaj  - Anëtare
Rina Gashi - Anëtare;
Besarta Gecaj - Anëtare;