AKK detyron zyrtarin komunal ta shmangë konfliktin e interesit
GraçanicëPostuar: 15:38 / 29.11.2017
Në një vendim të Agjencisë Kundër Korrupsionit i protokolluar më 24 tetor 2017, thuhet se drejtori për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, Aleksandar Mihajloviq, i është shmangur kësaj situate pas kërkesës që i ka bërë AKK-ja, shkruan Koha Ditore.
“Rasti i hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, me nr. AKK-03-02-2531/17 për zyrtarin e lartë Aleksandar Mihajloviq, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Graçanicës, dhe njëkohësisht person i autorizuar në biznes privat, është trajtuar sipas procedurave të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.