Ankesat shtyjnë realizimin e projekteve të mëdha në Graçanicë
GraçanicëPostuar: 22:11 / 07.07.2016
Derisa po i njoftonte këshilltarët komunalë për raportin ekonomik dhe punën e drejtorive komunale, Kostiq ka paralajmëruar realizimin e projekteve të shumta infrastrukturore në periudhën e ardhshme.
Arsyeja për shkak të s[ cilës punimet e mëdha deri tani nuk janë realizuar është sepse kemi pasur ankesë ndaj tenderit të parë, i cili ishte kushti për shpenzimin e mjeteve për investime kapitale dhe për zgjedhjen e kompanisë për hartimin e dokumentacionit të detajuar të projektit. Kompania u zgjodh dhe drejtorët i dhanë detyrat e projektit, ka thënë Vladeta Kostiq./KohaDitore/