Asfaltohen tri rrugë në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës
Në Gushtericë të Poshtme kanë mbaruar punimet në asfaltimin e tri rrugëve dhe punimet për një rrugë janë në vazhdim. Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, dhe kryetari i qarkut të Kosovës Srgjan Petkoviq, vizituan rrugët që janë të shtruara me asfalt dhe rrugët punimet e të cilave janë në vazhdim, thuhet në një njoftim të Komunës së Graçanicës.
Rrugët të shtruara janë: Princesha Ljubica - në një gjatësi prej 400 metrave, rruga Petar Pavloviq- një gjatësi prej 320 metra dhe Peshkopi Niçifor - në një gjatësi prej 250 metra. Gjatësia e rrugës Knez Lazar është 210 metra dhe punimet janë në vazhdim.
Investitor është komuna e Graçanicës në kuadër të projektit afatgjatë asfaltimi i rrugëve lokale në vetëqeverisjen lokale. Projekti do të vazhdojë edhe në dy vitet e ardhshme./KohaNet/InfoKomuna/