ATK-ja gjobit me 32 mijë euro pronarët e kazinove të paligjshme
GraçanicëPostuar: 10:25 / 04.05.2018
Janë 32 mijë euro që kjo Administratë u ka shqiptuar dy pronarëve në raste të ndara. Sipas një komunikate për media të ATK-së, janë konfiskuar edhe pajisjet e gjetura, si dhe ka mbyllur lokalin, shkruan sot Koha Ditore.
“Departamenti i Lojërave të Fatit mbrëmë ka ndërmarrë një aksion në Komunën e Graçanicës- konkretisht në fshatin Gushtericë e Ulët, në bazë të informacioneve të pranuara paraprakisht se në këtë vend dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit pa licencë, si dhe aktivitete të tjera të ndaluara me ligj”, thuhet në komunikatën për media të ATK-së.