Gjuha rome futet në përdorim zyrtar në Graçanicë
Në një njoftim të Komunës së Graçanicës që flet për mbajtjen e një debati me temën Gjuha ime është ligji i komunitetit tim në komunën time, është thënë se Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kosovë është i mirë dhe në përputhje me standardet evropiane, por që çalon zbatimi i tij.
Futja e gjuhës rome në përdorim zyrtar në Komunën e Graçanicës është vlerësuar lartë nga sekretarja e parë në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, Saskia Salzmann.
Gjuhët dhe të mësuarit e tyre, veçanërisht në Kosovë, janë të rëndësishme për komunikim. Ne jemi krenar që gjuha rome do të jetë pjesë integrale e Komunës së Graçanicës. Në të gjitha komunat tjera në Kosovë mund të kërkoni dhe të ndiqet shembulli i Graçanicës, është shprehur ajo.
Ndërkohë edhe Slavisa Mladenoviq nga Zyra e Komisionarit për gjuhët në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se shumëgjuhësia është një pasuri e Kosovës dhe gjuha rome zë një vend të veçantë./Kohanet