Graçanica fton bletarët të aplikojnë për subvencione

GraçanicëPostuar: 12:16 / 24.05.2016

Sipas një njoftimi të Komunës së Graçanicës,subvencionet përfshijnë koshere të bletëve dhe pajisje të tjera tëbletarisë.

“Kooperativa bujqësore e Komunës së Graçanicës shpallnjë konkurs për grante të koshereve të bletëve dhe pajisjeve tëbletarisë. Pajisje do të ndahen për fermat, personat fizikë nga komunat eGraçanicës, të lidhur në regjistrin e Kooperativës Bujqësore tëGraçanicës.

Aplikacionet mund të shkarkohen në KooperativënBujqësore në Gushtericë të Poshtme, në zyrat komunale të Departamentittë Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Evropian në Qendrën e Biznesit nëPadalishtë”, thuhet në këtë njoftim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përveçkërkesës së kompletuar, aplikuesit duhet të paraqesin dokumentet emëposhtme: Një fotokopje të kartës së identitetit (për aplikuesit); Përbletarët aktivë të paktën 15 koshere të bletëve, zgjojet duhet tëshënohen me numrin e identifikimit të pronës në bazë të rregulloreve tëbrendshme nga ana e MBPZHR-së dhe provat individuale të certifikuara ngaDrejtoria Komunale për Bujqësi, për numrin e grupeve të bletëve dheqëndrimit të tyre për vitin 2015”.

Në këtë njoftim thuhet se aplikuesit duhet të paraqesin edhe dëshminë e anëtarësimit në Kooperativën Bujqësore të Graçanicës.