Graçanica, me buxhet 7 milionë euro për 2017
Kryetari i Komunës, Vladeta Kostiq, ka thënë se mjetet për investimet kapitale do të shpenzohen në përputhje me kërkesat e banorëve nga takimet publike, si vendosja e policëve të shtrirë afër institucioneve të arsimit, bashkëfinancimi i projekteve me donatorë, rregullimi i rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe fekal, asfaltimi i rrugëve lokale, ndriçimi publik dhe të ngjashme.
Ai tha gjithashtu se do të realizohen diku 95 për qind projektet nga ky vit.
Këshilltarët brenda pikës për buxhet kryetarit Kostiq i parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me zgjidhjen e problemeve përditshme të infrastrukturës dhe problemeve të tjera.
Pastaj u miratua buxheti për periudhën 2017-2019 të cilin e arsyetoi drejtori i Financave, Slavisha Niçiq. Buxheti për vitin 2017 do të jetë 7.134.075 euro nga të cilat për pagat dhe mëditjet do të ndahet 2.623.151 euro, për mallrat dhe shërbimet 602.120 euro, për komunali 150.000, subvencionet 180.859 euro dhe për investimet kapitale 3.577.945 ose 50,15 për qind nga buxheti total, kanë thënë zyrtarët komunalë të Graçanicës.