Graçanica, ndër 16 komuna, në garë për mjedis të pastër
GraçanicëPostuar: 10:24 / 27.02.2016
Ky projekt që ka një fond prej 4 milionë eurosh, do të shpërndahen nëpër komuna bazuar në performancën e tyre. Siç njoftojnë zyrtarët komunalë të Graçanicës, detyra kryesore është heqja e deponive pa leje.
Përfaqësuesit e DEMOS-it janë takuar me kryetarin e Graçanicës, Vladeta Kostiq, me këshilltarët e tij dhe me drejtorë departamentesh përkatëse komunale për të paraqitur përmbajtjen e projektit Gara për një mjedis të pastër, i cili zbatohet bashkërisht nga GIZ-i dhe nga DEMOS-i në bashkëpunim me 16 komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Graçanicës, thuhet në një njoftim të komunarëve të Graçanicës.
Kryetari i Graçanicës, ka kërkuar që të mos neglizhohen këto çështje, por të plotësohen menjëherë ato./Kohanet