Hapet parku arkeologjik "Ulpiana" në Graçanicë

GraçanicëPostuar: 08:18 / 28.10.2016

Në hapësirën prej 2.7 hektarësh, arkeologët për disa vjet me radhë kanë punuar në këtë lokacion, duke mundësuar që të krijohet një ndër vendet më atraktive për vizitorët e pasionuar pas gjetjeve arkeologjike.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të parkut arkeologjik, sot morri pjesë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe ruhet nga gjithsecili.

“Sot jemi në Ulpianë, në qendrën e Dardanisë antike, pikërisht sot në ditën e Darkës së Lamës po e hapim këtë park”, citon kp të ketë thënë Mustafa.
Ai tutje tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe të ruhet ngase është e jona.

Mustafa u kërkoi arkeologëve që ta studiojnë dhe të punojnë për këtë trashëgimi, dhe njëherit ai tha se Qeveria do ta rregullojë këtë fushë të trashëgimisë kulturore, ashtu siç e meriton.