Kërkohet shkarkimi i komandantit të policisë në Graçanicë
16 asamblistët e kësaj komune në mënyrë unanime kanë iniciuar këtë procedurë, ndërsa në votim nuk ka marrë pjesë kryetari i komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq, njofton Klan Kosova.
Procedura për shkarkimin është iniciuar për arsye siç ka pohuar kryetarja e Kuvendit Komunal Brankica Kostiq për shkak të rezultateve të dobëta të komandantit të stacionit policor, të rrënimit të sigurisë dhe pasurisë së qytetarëve të komunës së Graqanicës dhe për shkak të rënies drastike të institucionit të policisë në këtë komunë, i ka thënë klankosova.tv Fatmir Sheholli, këshilltar për media i kryetarit të komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq.
Me lutje të kryesuese së kuvendit komunal dhe me kërkesë të asamblistëve takimin e kanë liruar mediat dhe institucionet ndërkombëtare me qëllim që votimi të bëhet prapa dyerve të mbyllura për shkak të frikës nga ana komandantit të policisë në Graçanicë.
Ndërsa kryetari Vladeta Kostiq ka thënë se pas këtij vendimi është i shqetësuar se situata e sigurisë do të përkeqësohet.
I ftoj qytetarët që të jenë të qetë dhe të kenë durim derisa institucionet qendrore të Kosovës të japin mendimin e tyre lidhur me procedurën e iniciuar nga kuvendi komunal i Graçanisës. /Klan Kosova/