Komuna e Graçanicës me sukses tejkaloi problemin e vërshimeve

GraçanicëPostuar: 15:27 / 07.01.2016

Kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiq ka thënë se duke ju falënderuar masave preventive të cilat janë ndërmarrë në vitin 2015 me qëllim të mbrojtjes nga vërshimet, komuna e Graçanicës nuk ka patur probleme me vërshime në dy ditët e kaluara.

“Të gjitha ekipet e shërbimeve publike gjenden në aktivitet dhe në bazë të nevojës po reagojnë në pastrimin e kanaleve atmosferike dhe eliminimin e mbeturinave të cilat prodhojnë ujëra të zeza në vende te caktuara ku eventualisht lajmërohen”, ka thënë Kostiq.

 

/indeksonline