Komuna e Graçanicës shpenzoi 1 milion euro brenda 3 muajve

GraçanicëPostuar: 10:43 / 16.04.2016

Sipas drejtorit të Financave, Slavisha Niçiq, për periudhën janar-mars janë arkëtuar 264 mijë euro nga të hyrat vetjake.

Në një njoftim të Komunës së Graçanicës, thuhet se me propozimin e drejtorit Niçiq, është miratuar edhe raporti tremujor financiar për vitin 2016.

Këshilltarët komunalë të Graçanicës gjatë kësaj mbledhjeje kanë miratuar edhe Rregulloren për deklarimin e dhuratave të personave zyrtar. /Koha Ditore/