Mblidhet Komiteti i Sigurisë në Graçanicë
GraçanicëPostuar: 10:05 / 14.11.2016
Kjo seancë e jashtëzakonshme e dyta me rradhë po bëhet me kërkesë të qytetarëve të komunës së Graçanicës, e planifikuar nga Kryetari i Komitetit të Sigurisë si dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq, raporton Radiokim, përcjellë Klan Kosova.
Pika kryesore e takimit do të jetë situata e keqe e sigurisë në komunën e Graçanicës.
Dhjetë ditë më parë në qendër të këtij qyteti kanë protestuar një numër qytetarësh për të shprehur pakënaqësinë me gjendjen e sigurisë, vjedhjet e shpeshta dhe sulmin e fundit ndaj 85 vjeçarit, Vojisllav Popoviq.