Memorandum Mirëkuptimi në mes të KRU ”Prishtina ” dhe komunës së Graçanicës
Memorandumi u nënshkrua nga nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti dhe kryeshefit ekzekutiv të KRU ”Prishtina”, Arsim Fetahu.
Qëllimi i lidhjes së këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është financimi i përbashkët i Projektit: “Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Kishnicë të Komunës së Graqanicës në vlerë totale prej 140,000.00. Nga shuma totale e Projektit, Qeveria e Kosovës do të participojë me shumën prej 100,000.00€, ndërsa Komuna e Graqanicës shumën prej 10,000.00€, si dhe KRU Prishtina SH.A. do të participojë në vlerë prej 15,000.00€.
Mbikëqyrja e kontratës do të kryhet nga të dyja palët e këtij Memorandumi, ku secili do të caktojë nga një person për mbikëqyrje të punimeve.
Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të realizohen gjithandej me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunat në zonën e shërbimit.
Çdo investim në infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza po bëhet për mirëqenie të qytetarëve të vendit, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.