Në Graçanicë promovohet numri emergjent 112
Qytetarëve të kësaj komune me këtë rast u janë ndarë bluza me numrin 112, fletushka informuese për këtë numër e gjëra të tjera me qëllim që qytetarët të jenë sa më të informuar rreth shërbimit të emergjencave.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se sot është viti i katër i promovimit të këtij numri të përbashkët.
Brenda vitit në qendrat operative bëhen rreth 38 mijë thirrje nga qytetarët e vendit, prej të cilave sipas Hoxhës ka rezultate të prekshme.
Në uljen e rrezikut nga fatkeqësitë kundër fatkeqësive natyrale në Kosovë me promovimin e numrit emergjent 112, e ka mbështetur UNDP-ja.
Fumihiko Tominaga nga UNDP-ja tha se ky numër është në dispozicion 24 orë për ti mbrojtur qytetarët nga çfarëdo fatkeqësie, qoftë natyrore, apo e shkaktuar nga njeriu.
Ndërsa, Mahir Hasani nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka falënderuar UNDP-n për mbështetjen e dhënë.
Derisa, në fund u janë ndarë edhe certifikata punëtorëve të AME-së që kanë treguar përkushtim dhe janë dalluar me punën e tyre.