Në Graçanicë u mbajt Panairi ndërkombëtar i grave sipërmarrëse
GraçanicëPostuar: 09:40 / 29.03.2016
Forumi i grave sipërmarrëse, i cili filloi nga Komuna e Graçanicës dhe ku gratë sipërmarrëse sot janë mysafiret tona, kontribuon shumë në promovimin e barazisë gjinore. Ne si pushtet lokal po përpiqemi që ta hapim me standardet e zhvilluara evropiane dhe standardet e shoqërive më të rregulluara nga kjo në të cilën jetojmë dhe shpresoj se do të kemi sukses, shkruan sot Koha Ditore. Ky takim do të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë sonë, ka thënë dje Vladeta Kostiq nëpërmjet një njoftimi të Komunës së Graçanicës.
Sipas të njëjtit njoftim, rreth njëqind gra nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria kanë qëndruar në Graçanicë në kuadër të Panairit treditor të sipërmarrjes së grave.
Kjo vizitë e grave është organizuar në kuadër të programit të përbashkët të Komunës së Graçanicës dhe organizatës REA Prishtina.
Qëllimi i takimit është që të sigurohet mundësia e grave të cilat merren me biznes, të takohen me njëra-tjetrën dhe të lidhen për të bashkëpunuar. Çdo organizatë përkatësisht grua e cila e përfaqëson organizatën e saj ka përgatitur një program dhe objektivat e organizatës së saj dhe shpresoj se të gjitha ato së bashku do t'i gjejnë interesat e përbashkëta, ka theksuar Ahmet Jetulahu.
Ndërsa Verica Milosheviq, kryetare e organizatës Grua sipërmarrëse për kultivimin e mjedrës nga Parteshi, thotë se shoqata e saj është relativisht e re dhe se ky takim paraqet një përvojë të madhe në arritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.
Kryetarja e Shoqatës së grave sipërmarrëse nga Mali i Zi, Edita Dautoviq, tha se në Malin e Zi një përqindje e vogël e grave janë të angazhuara në biznes privat, por që Kosova nuk është shumë prapa në këtë pikë.
Takimet e këtilla janë shumë të rëndësishme sepse përmes tyre ne i ndërlidhemi tregjet tona të vogla, por duke i bashkuar forcat ne do të jemi në gjendje që të paraqitemi edhe në tregun evropian, tha Dautoviq.
Në njoftimin e Komunës së Graçanicës thuhet se takimi i grupit të femrave sipërmarrëse u mbajt në Qendrën e biznesit në Graçanicë, ndërtimin e së cilës vitin e kaluar e ka përfunduar Komuna e Graçanicës. Aktualisht po punohet në rregullimin partner.
Para se të vijnë në Qendrën e biznesit, gratë sipërmarrëse vizituan Manastirin e Graçanicës dhe vendin arkeologjik Ulpiana. /Koha Ditore/