Diskutohet Strategjia për Zhvillim Ekonomik 2023-2027 të Hanit të Elezit
Hani i ElezitPostuar: 19:21 / 11.10.2023
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Hanit të Elezit, organizoi punëtorinë për hartimin e këtij dokumenti strategjik në të cilin parashihen të implementohen projektet dhe aktivitetet e shënuara me qëllim të ngritjes së zhvillimit përmes objektivave të caktuara për secilin sektor.
Në këtë punëtori mori pjesë edhe Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi, i cili shprehu rëndësinë e këtij dokumenti për institucionin komunal.