Edhe një marrëveshje e arritur mes Komunës së Hanit të Elezit dhe MAPL-së
Një nga to është edhe projekti i hartuar nga Komuna "Rregullimi i parkut rreth lumit Lepenc", me të cilin kemi aplikuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkëfinancim, dhe ky projekt i yni është vlerësuar me kriteret e nevojshme.
Vlera totale e projektit llogaritet të jetë 84,705.80 €, prej të cilave 30,000.00 € do ta financojë MAPL, kurse pjesën e mbetur prej 54,705.80 € do të jetë financim nga Komuna e Hanit të Elezit.
Shprehim mirënjohje të thellë MAPL dhe z.Krasniqi për aprovimin e projektit për bashkëfinancim.
Marrëveshjen e arritur e kemi nënshkruar gjatë ditës së sotme, me ç'rast edhe punimet do të vazhdojnë të kryhen në mënyrë që banorët e lagjes rreth lumit Lepenci dhe gjithë qytetarët e tjerë ta gëzojnë sa më parë parkun.