Filloi ndërtimi dhe rregullimi i këndeve të lojërave në disa fshatra dhe qytetin e Hanit të Elezit
Postimi i plotë i kryetarit Ballazhi:
Hapësirat rekreative do të zënë vend në zonën urbane dhe fshatrat e Hanit të Elezit.
Kanë filluar punimet në projektin "Ndërtimi dhe rregullimi i këndeve të lojërave në Han të Elezit dhe fshatrat Gorancë, Paldenicë, Seçishtë". Fillimisht po punohet në fshatin Gorancë, ku parashihet një kënd i lojërave dhe park afër objektit të AMF-së, e gradualisht projekti do të fillojë implementimin edhe në fshatrat e tjerë.
Vlera financiare e këtij projekti do të jetë 18,161.50 €, ku ndër tjerash parashihen të kryhen këto punë:
-punët përgatitore për terrenin
-punët demoluese të objekteve të vendosura në parcelën ku do të jetë këndi i lojërave
-punët e dheut, terrenit, mbushjes, si dhe sistemi i ujitjes
-punët e betonit dhe armaturës së rrugicave përreth dhe përmes këndit të lodrave, trotuaret dhe shtigjet;
-furnizimi me material dhe montimi i lojërave për fëmijë (luhatëse, kolovajtëse, lodra me sustë për lëvizje, lodra ngjitëse për balansim etj);
-mbjellja e drunjëve "blin" dhe "plep" përgjatë trotuarit në të dyja anët
-montimi i ulëseve, shportave për mbeturina dhe elementë të tjerë;
-vendosja e shtyllave elektrike
Me këtë projekt synohet që në zonat urbane dhe rurale të iu ofrohen banorëve, në veçanti fëmijëve hapësira rekreative ku mund të zhvillojnë aftësi të buta, socializim dhe aktivitete tjera.