Ka filluar pastrimi i hapësirave publike në Komunën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 11:40 / 28.07.2023

Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar pastrimi dhe larja me ujë e Qendrës së Qytetit deri te Stacioni i Trenit, duke përfshirë rrugët Adem Jashari, Nuri Bushi, Xhemsedin Suma ku janë pastruar hapësirat e jashtme të Komunës së Hanit të Elezit.

Këto aktivitete nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.